Me datën 10 Shtator 2021 u mbajtë aktiviteti i cili kishte për qëllim vlerësimin e punës së fotografëve për promovimin e turizmit të Kosovës. Në këtë aktivitet morën pjesë shumë fotografë të njohur që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin e turizmit të Kosovës. Të pranishëm ishin edhe figura të tjera të rëndësishme të turizmit. Gjithashtu të pranishëm ishin edhe zyrtarë të departamentit të turizmit në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Fjalimi hapës i Drejtorit të Unionit të Turizmit të Kosovës z. Baki Hoti:
Të nderuar miq,
Në emër të Unionit të Turizmit të Kosovës më lejoni që t’ju falenderoj përzemërsisht për pjesëmarrjen në këtë aktivitet simbolik që organizuam.
Puna juaj e palodhur dhe kontributi i pamohueshëm i juaji dhe i shumë kolegve tuaj meriton edhe më shumë se sa një aktivitet, mirënjohje apo çmim.
Edhe njëherë kërkoj shumë falje për të gjithë ata që skemi pas mundësi ti ftojmë në këtë aktivitet por ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit me ju, dhe UTK do të jetë në krah tuajin në mbështetje dhe avansim drejt sukseseve të reja .
Unioni i Turizmit të Kosovës i ka dyert e hapura për të gjithë ju dhe shumë të tjerë.