Prishtinë, Kosovë +383 49 124 154 info@utk-ks.org
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT)
Think KOSOVA
(FREE FOR USE)
Safe Travels
(Worl Travel & Tourism Council)
E lokalizuar në zemër të gadishullit ballkanik me një sipërfaqe prej vetëm 10,494 km² edhe pse është hapësirë e vogël gjeografike me resurset e saj natyrore dhe vlerat historike e kulturore që ka, Kosova ofron një diversitet të peizazheve dhe trashëgëmisë kulturore.
Përtej luftës shkatërruese që e ka definuar imazhin e Kosovës për shumë kohë, ju keni mundësi të zbuloni kodrat e valëzuara, livadhe të gjelbëruara, bukuritë e paprekura të natyrës, trashëgëminë shumë të pasur dhe të larmishme duke përfshirë rrënojat antike, kishat dhe fortesat mesjetare, shtëpitë osmane dhe ndërtesat austro-hungareze.
Andaj, bëhuni pjesë e ndryshimeve që së bashku me Unionin e Turizmit të Kosovës ta zhvilloni biznesin tuaj dhe të kontriboni në zhvillimin e industrisë së Turizmit të Republikës së Kosovës.
Qëllimi i themelimit të këtij unioni është forcimi dhe zhvillimi i sektorit të Turizmit. Specifikisht, unioni ka për qëllim të jetë zë i fuqishem i sektorit të Turizmit në Kosovë në qështjet të cilat ndërlidhen me avokimin, rrjetizim, ngritje të kapaciteteve njerëzore, promovimin e Turizmit të qëndrueshëm dhe përfaqesimin e kompanive të këtij sektori. Të gjitha veprimet administrative dhe organizative të Unionit të Turizmit të Kosovës do të menaxhohen konform LIGJIT NR. 06/L- 043 PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATA JOQEVERITARE. Ky ligj përcakton rregullat për themelimin, regjistrimin, funksionimin, pezullimin, shuarjen, ndalimin e veprimit dhe çregjistrimin e organizatave joqeveritare në Republikën e Kosovës.
Misioni i UTK-së është fuqizimi dhe zhvillimi i turizmit në Kosovë duke qenë akter i rëndësishëm në promovimin dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, avokim, rrjetëzim, ngritje të kapaciteteve si dhe përfaqësimin e kompanive të këtij sektori në nivel nacional dhe ndërkombëtar
Vizioni i UTK-së është zhvillimi i një turizmi të qëndrueshëm në linjë me parimet e Organizatës Botërore të Turizmit, politikat e Qeverisë së Kosovës si dhe politikat publike të BE-së lidhur me turizmin, me qëllim të maksimalizimit të kontributit të sektorit në rritjen e eksportit të shërbimeve, rritjen e punësimit, dhe promovimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe vendeve tjera përmes shkëmbimit të praktikave të mira.
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipisicing elit, sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna aliqu ad minim veniam, quis nostrud exercitation.
Ne Unionin e Turizmit te Kosoves mund te atarsoheni pasi ta plotesoni formullarin ne linkun e me poshtem:
- REGJISTRIMI NË DATABAZËN E BIZNESEVE TË UNIONIT
- QASJE NË PROJEKTE
- PROMOVIM I BRENDIT NË KANALET E MARKETINGUT TË UNIONIT
- QASJE EKSLUZIVE NË EVENTET E ORGANIZUARA NGA UNIONI
- RAPORTE TË INDUSTRISË SË TURIZMIT
- SHFRYTËZIM I SALLËS SË KONFERENCAVE
- REKRUTIM TË STAFIT
- NGRITJE PROFESIONALE -TRAJNIME
- FTESA NË NGJARJET PËR RRJETIZIM Panaire
- Paisja me Vulën Safe Travels