Prishtinë, Kosovë +383 49 124 154 info@utk-ks.org

Training

Trajnime profesionale në sektorin e Hotelerisë dhe Gastronomisë

  • Menaxher i Hotelit
  • Recepcionist
  • Kamarier
Trajnime në Sektorin e Hotelerisë dhe Gastronomisë

Unioni i Turizmit të Kosovës në partneritet me Bay River College nga Kanada ofron trajnime profesionale në sektorin e Hotelerisë dhe Gastronomisë. Njoftojmë të gjithë të interesuarit në industrinë e turizmit dhe hotelerisë se në muajin Shtator, Unioni i Turizmit të Kosovës së bashku me partnerin e saj Bay River College do të fillojë trajnimet profesionale në 3 profile të ndryshme;

  • Menaxher i Hotelit
  • Recepcionist
  • Kamarier

Trajnimet përfshijnë pjesën teorike dhe pjesën praktike. Pas përfundimit të trajnimit, kandidatët do të çertifikohen nga Bay River College, American Hotel & Lodging Educational Institute dhe Unioni i Turizmit te Kosoves, kjo çertifikatë është e njohur në mbarë globin. Trajnimi i mësipërm si nga ana teorike poashtu edhe nga pjesa praktike do të mbahet nga trajnerët ndërkombëtar me përvojë të gjatë në këto fusha. Për të gjithë të kandidatët e suksesshëm UTK ju siguron menjëherë vendin e punës, poashtu të gjithë të interesuarit pas trajnimeve shtesë kanë opsionin edhe të vazhdojnë studimet në Universitetin Bay River College në Kanada.

  • Ligjëruesit nga Univerziteti Kanadez me përvojë mbi 20 vjeçare në fushat përkatëse
  • Çertifikime të njohura ndërkombëtarisht
  • Sigurim i menjëhershëm i vendit të punës
  • Mundësi vazhdimi të studimeve në Kanada

Ekipi i ligjëruesve nga Universiteti Bay River nga Kanada janë kuadra me përvojë mbi 20 vjeçare në këtë fushë duke mbajtur edhe trajnime në shumë vende europiane e botërore.

- Amr Mahrous – holds Business Administration and Hotel Management degree from Germany, he has work experience in Switzerland, UK, Spain, Dubai and Germany, he worked for manyh renowned hotels such as Sheraton, Steigenberger, Sofitel and Marriott. For more: https://www.linkedin.com/in/amr-mahrous-9b5367199/

- Mohamed Abdelrahman is a Canadian entrepreneur holds a degree in Hotels and Restaurants Management (HRM), he has an extensive F&B consultancy and managerial experience in Dubai and Canada, Mr. Abdelrahman is a cerified F&B trainer from the American Hotels and Lodging Educational Insitute (AHLEI). For more: https://www.linkedin.com/in/mohamad-rahman-3793b910/

- Jamal Kleibo – holds Hotel management degree, he has studied and worked in US, Switzerland, Dubai and Jerusalem. Mr. Kleibo is a senior lecturer in many reputable universities and colleges such as The European International College and The University of Notre Dame. For more: https://www.linkedin.com/in/jamal-kleibo-01407a205/

Trajnimet fillojnë me datën 19 Shtator 2022.
Kohëzgjatja e trajnimit: 1 Muaj
Trajnimet do të mbahen 5 ditë në javë

Çmimi për ndjekjen e trajnimeve:

  • Menaxher Hoteli 800 euro
  • Recepsionist 600 euro
  • Kamarier 400 euro
  • Për të interesuarit që dëshirojnë të ndjekin këto trajnime profesionale dhe nuk janë shtetas të Kosovës çmimi kushton 1,000 euro

Ju inkurajojmë për aplikim të hershëm për shkak të numrit të kufizuar të kandidatëve.