E prerë nga rrjedhat e forta të Bistricës së Pejës, gryka është e rrethuar nga shpella, të cilat vizitohen më së miri me udhëzues profesionalë. Ato janë ndër grykat më të thella në Evropë. Kanioni i Rugovës ofron mundësi të mëdha për alpinistët. Të gjitha aktivitetet outdoor jane te mundshme ne këtë vend. Via Ferrata “është një aktivitet i ri dhe mjaft tërheqës i cili lejon ngjitjen në shkëmbinj. Një aktivitet tjetër është rafting, i cili fillon në Grykën e Rugovës dhe çon në qendër të Pejës. Pak hapa larg fshatit Kuqishtë, mund të gjeni Leqinat, një nga njëzet liqenet më të bukur në Alpet Dinarike. Vendasit janë shumë miqësorë dhe sigurisht do të ju ofrojnë djathin e tyre malor dhe rakin. Boga, një nga 13 fshatrat e vendosur në Malet e Rugovës, është vendi ideal për arratisjet verore dhe sportet dimërore. Me mundësi për shëtitje ndërkufitare, ngjitje, paragliding, ngritje ski, çiklizëm dhe akomodim në mal, Boga tërheq mijëra vizitorë çdo vit