Ky varg malor alpin zgjerohet nga jugu i Kosovës në Maqedoninë veriore, duke siguruar pamje mbresëlënëse të majave të larta dhe liqeneve akullnajore. Pikat më atraktive Majat më tërheqëse të Maleve të Sharrit janë: Luboten(maja më e lartë), Maja Bistra, Maja e Zezë, Maja Kobilica, Maja e Von Korff, Maja Zallina, Maja Tërepeznica, Vraca e Madhe dhe Vraca e Vogël. E shkëlqyeshme për shëtitje, ski dhe biçikletë në mal, një pjesë e madhe e maleve është kthyer në një park kombëtar.
Brezovica një resort skijimi e ndodhur në malet e Sharrit është një destinacion shumë i famshem i zënë me vizitorë qdo sezonë. Akomodimi është kryesisht ne shtëpiza/vilë me disa hotele në rrëzë të malit, ndërsa shpatet e mbuluara me borë sigurojnë hapësirë të bollshme për skiatorë, snowboarder dhe alpinistë. Ideale për skijim në dimër dhe për ecje në verë. Resortet tjera poaq te rendesishme sa Brezovica qe mund ti gjeni në malet e Sharrit janë : Dragashi, Brodi, dhe Prevalla.

2/2