Për ne

Siç e dimë të gjithë, realiteti ekonomik ka pësuar ndryshime të mëdha viteve të fundit.

Të gjithë po përballen me sfida të reja, e sidomos industria e turizmit. Por ne mbesim me optimizëm, pasi që udhëtimet, turizmi dhe ndërveprimet njerëzore në mjedise të ndryshme do të egzistojnë pergjithmonë.
Në Unionin e Turizmit, na pëlqen të mësojmë dhe të përshtatemi. Gjithashtu, ne jemi të interesuar për gjithçka që kjo epokë moderne ka për të ofruar.

Falë rrjetit tonë të gjerë, njohurive dhe përvojës së stafit tonë profesional, Unioni i Turizmit është i përfshirë në aktivitetet dhe trendet e fundit në industrinë e turizmit.
Ne jemi të vetëdijshëm se praktikat më të mira të biznesit bazohen në besueshmërinë dhe krijimin e marrëdhënieve afatgjata. Andaj ne synojmë që përmes aktiviteteve tona të rritemi së bashku me partnerët tanë duke krijuar përfitime dhe avantazhe për bizneset e juaja.”

Baki Hoti
Kryetar i Bordit të Unionit të Turizmit të Kosovës