Turizmi dhe kultura kanë qënë dy segmentet që sot kanë përshkuar aktivitetet e Republikës së Kosovës në “Expo 2020 Dubai”. Një prezentim për potencialet turistike të Kosovës i realizuar nga Unioni i Turizmit të Kosovës, në prezenc të disa nga subjektet Hoteliere antarë të UTK, si dhe përfaqesuesit e institucioneve respektive është pasuar nga një koncert i muzikës qytetare tradicionale shqiptare nën emertimin “Nëntori i dytë”, më përformacën e jashtëzakonshme të solo këngetarës Albana Bilalli, kitaristit Astrit Stafai dhe çellistit Adorel Haxhiaj.