Kemi kënaqësinë t'ju informojmë në Panairit Ndërkombëar të Turizmit: Kosova 2024 Interational Tourism Fair i cili është product dhe i menagjuar tërsisht nga UTK organizon
Edicioni e 3 të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit (KITF) Kosova 2024, që do të mbahet në
12-13 Prill 2024 në (Prishtinë, Kosovë).
Rreth Panairit:
Edicioni i 1 i “Panairit Ndërkombëtar të Turizmit (KITF) Kosova 2022”, u mbajt në datat 4-5 Maj, 2022, në Prishtinë, Kosovë.- Hotel Grand ku morën pjesë 121 Ekspozues nga 7 shtete dhe u vizitua nga një numër I madhë I vizitorve dhe pati një efekt shumë pozitiv.
KITF Kosova 2023 u organizua nënë Patronatin e Komunës së Prishtinës I mbështetur Ministria e Tregtis Industris dhe Ndërmarrësis edhe nga bashkpuntorët tanë Unionin e Turizmit të Shqipëris, Maqedonin e Veriut Agjensin Komtare të Turizmit,të Mal të Zi , e poashtu në mbështetje të partnerve tanë siq është SwissContact-PPSE.
Kjo ishte ekspozita më e rëndësishme dhe më e madhe për sektorin e turizmit në Kosove, si dhe ndër panairet më të rëndësishme të turizmit në rajon. Panairi u vizitua nga shumë aktorë kryesorë nga Shqipëria, rajoni dhe më gjerë, përfshirë një pjesëmarrje të gjerë nga subjekte të ndryshme në kategori të ndryshme si: destinacione, akomodim (hotele / resorte/ investime te reja etj.), agjensi udhëtimi, linjat ajrore, turizmi malor, gastronomia, sportet në natyrë etj.
KITF Kosova 2023 synim kryesor kishte të promovojë turizmin, si dhe të forcojë bashkëpunimin midis subjekteve të turizmit në rajon dhe pjesën tjetër të botës. KITF Kosova 2023 u siguroj profesionistëve të turizmit një mundësi për të takuar kolegë të industrisë, blerës dhe furnitorë përmes ekspozitës, forumeve dhe takimeve B2B.
Në këtë vitë Panair morën pjes mbi 200 kompani expozuese nga 8 shtete europiane si Kosova, Shqipria,Mali I Zi, Maqedonia Veriut,Turqia,Bullgaria,Greqia,Sllovenia,Kroacia,Italia .
KIFT Kosova 2024 synon që të këtë afërsisht 300 Kompani Exibitore nga 15 Shtete ku në fokus do të ketë kompanit turistike vendore dhe produktet tradicionale.
Promovimi i potecialeve turistike të Kosovës është prioritet i yni.
Në kuadër të dy ditëve të këtij Panairi përpos hapsirave expozuese do të ketë shumë takime B2B, prezentime e panele diskutimi për tema të ndryshme që ndërlidhen me turizmin .
Nuk do të mungojn as aktivitetet kulturore të cilat do ti dhën atmosfer gazmore të gjithë këtij organizimi.
Rreth Nesh:
Unioni i Turizmit te Kosoves është i vetmi institucion zyrtar dhe partner me MINT, i specializuar në organizimin dhe zhvillimin e panaireve, ekspozitave, B2B dhe eventeve të ndryshme biznesi, drejtuar tregut vendor dhe atij ndërkombëtar. Unioni I Turizmit te Kosoves u ofron pjesëmarrësve në panaire, një strukturë dhe infrastrukturë të plotë, bashkëkohore dhe të pajisur me të gjitha lehtësitë dhe stafin e nevojshëm. Këto bashkë me 3.000 m² hapësirë të brendshme, do ta bëjn këtë organizim njerin ndër organizimet kryesore të Turizmit të Kosovës e cili këtë vitë do ta ketë edicionin e tretë për të vazhduar në vitet në vijim me qëllim të krijimit të mundësive për promovimin e turizmikt jo vetëm të Kosovës e të rajonit por synohet që të bashkojm shumë shtete Europiane.
Në bashkojmë kërkesën me ofertën, dhe mundësojmë dialog, teksa u japim bizneseve një mundësi për të promovuar veten e tyre në rajon e përtej.
Panair pra edicioni i 3 do të organizohet në hapsirat e Pallatit të Rinis dhe Sprtit (Salla ku ishte parking). Kjo sall ka një hapsir prej 3.000m2 si dhe parking te mjaftueshem
Pjesmarres
· Agjensionet Kombëtare të Turizmit
· Operator Turistik
· Agjenci Udhëtimi
· Hotel & Restorant
· Bujtinë
· Artizan
· Prodhues të verërave
· Institucion Publik dhe Komunat
· Biznese të Agroturizmit dhe Turizmit Rural
· Shoqata të turizmit etj.
Ky Panair është I themeluar dhe menagjuar me të gjitha të drejtat nga Unioni I Turizmit të Kosovës dhe i vetëmi i këtij lloji në Kosovë.
Edhe këtë edicion ky Panair do të jetë nënë Patronatin e Komunës së Prishtinës dhe i mbështetur nga Ministria e Industris Ndërmarrësis dhe Tregëtis, Presidenca, Ministria e Kulturës.
>> Shkarko Marrëveshjen e Pjesëmarrjes
Me respekt
Baki Hoti
Kryetari