Dresniku eshte nje lokalitet arkeologjik me vlerë te madhe jo vetem per Kosoven por edhe për  rajonin qe u zbulua pas disa gërmimeve ne vitin 2012. Lokaliteti arkeologjik shtrihet mes fshatit Dresnik ne lindje te qytetit te Klines dhe lumit Drini i Bardhe. Aty është gjetur edhe një kompleks banimi Romak në të cilën u identifikuan gjurmë të pikturave murale të hipokausteve. Gjate gërmimeve të viteve 2012-2015, janë identifikuar disa monumente arkitekturore prej të cilave veçohet Aula me përmasa të mëdha dhe dysheme në mozaik polikrom.Përveç gjetjeve arkitekturore, gjetjet e lëvizshme si; qeramikë, skulptura, mbishkrime epigrafike, monedha, etj paraqesin rendësin e këtij lokaliteti. Duke i pasur parasysh veprat artistike në monumentet e këtij lokaliteti, mund të vlerësohet se është nder lokalitetet me luksoze jo vetëm në Kosovë, por 3 shembuj te tille i kemi vetëm edhe në dy vende tjera në Ballkan (Felix Romuliana dhe Sirmium), të cilat gjendjen e ruajtjes nuk e kane po kaq të mirë sa të Dresnikut. Ky monument arkeologjik është shpallur në mbrojtje të përhershme nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore