Me ftesë të ambasadores së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shkelqësisë së saj, Shpresa Jusufi, sot në mjediset e kësaj ambasade zhvilluam një takim përmbajtësor pune.
Në takim diskutuam për çështje të bashkëpunimit në sektorin e turizmit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Me këtë rast, u shqyrtua mundësia e thellimit të bashkëpunimit në fusha specifike sikurse: bashkëpunimi në përpilimin e ofertave të përbashkëta ndërmjet agjencive, bashkëpunimi në projekte ndërkufitare, organizimi i takimeve B2B, dhe shumë tema tjera me interes për zhvillimin e turizmit në të dyja vendet.