Ulpiana eshte nje koleksion i rrënojave Romake dhe Bizantine qe daton qe nga koha  prehistorike. Gjatë shekullit të 3 dhe 4 pas Krishtit u bë e njohur si një qytet romak i quajtur Ulpiana Splendidissima dhe u shendrrua ne nje nga qendrat më të rëndësishme të Dardanisë  për shkak të vendit strategjik, tokave pjellore dhe minave të pasura në afërsi. I shkatërruar nga një tërmet, qyteti u rikonstruktua nga Justiniani I, dhe u riemërua Justiniana Secunda. Sot ky lokacion arkeologjik është një nga më të visituarit në Kosovë.  Rrenojat janë transformuar nga qeveria ne park arkeologjik dhe vizitat janë pa pagesë. Siti është i hapur nga e hana deri te shtunen nga ora 9:30 deri ne oren 15:30.